23 Dhjetor 2024

Edhe një tjetër vaksinë anti-covid është gati

Pekin, 18 nëntor - Tashmë pas Pfizer dhe Moderna, një tjetër vaksinë anti-covid është gati për të kërkuar autorizimin për të dalë në prodhim masiv.

Vaksina kineze “CoronaVac” ka treguar rezultate mjaft premtuese dhe pas eksperimentimit të saj në 700 individë nga 18-59 vjeç, është vënë re se ajo është e sigurt, krijon në mënyrë të shpejtë antitrupa dhe nuk ka efekte anësore.

Këto janë përfundimet që lexohen në revistën prestigjioze shkencore “The Lancet”.

Megjithatë, mbetet për t’u verifikuar në fazën 3 të eksperimentimit nëse përqendrimi i antitrupave të “CoronaVac” është i mjaftueshëm për të parandaluar infektimin dhe nëse vaksina është e duhura dhe për të moshuarit.

“Rezultatet tregojnë se “CoronaVac” është i aftë të prodhojë një përgjigje shumë të shpejtë me antitrupa, 4 javë pas marrjes së vaksinës, e cila është e ndarë në 2 doza që duhen marrë brenda 14 ditësh. Kjo gjë e bën vaksinën të përshtatshme për përdorim emergjent edhe gjatë pandemisë”, u shpreh profesori Fengcai Zhu.

“CoronaVac” është një nga 48 vaksinat kandidate kundër koronavirusit që ndodhet në fazë eksperimentale. Ajo është një vaksinë që bazohet te virusi, i bërë inaktiv në mënyrë kimike. Të gjithë pjesëmarrësit në test nuk kanë rezultuar kurrë pozitivë me koronavirus dhe nuk kanë udhëtuar asnjëherë në zonat me incidencë të lartë infektimi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)