Edhe një paciente e vdekur nga ethet hemorragjike
Prishtinë, 20 gusht - Ka vdekur sot në mëngjes një paciente si pasojë e etheve hemorragjike. Bëhet fjalë për një femër 33 vjeçare nga fshati Pagarushë e Komunës së Malishevës.
Lajmin e konfirmoi për Radio Kosovën Lendita Ajazi-infektologe në QKUK. Sipas saj, për momentin po trajtohet edhe një pacient me ethe hemorragjike dhe dy të tjerë të dyshuar, por gjendja e të cilëve vlerësohet të jetë stabile.
Ekipi mjekësor i Klinikës Infektive i QKUK-së, ka bërë të gjitha përpjekjet profesionale për të shpëtuar jetën e 33 vjeçares nga Komuna e Malishevës, cila dje u konfirmua me the hemorragjike.
Megjithatë, infektologia Lendia Ajazi tha për Radio Kosovën se hemorragjia ishte zhvilluar me shpejtësi të madhe dhe kjo ka shkaktuar vdekjen e pacientes .
Shumë shpejtë tek ky rast ka filluar sindroma hemorragjike me gjakderdhje e hematoma. Edhe përkundër terapisë intensive konfirmimi është bërë dje dhe menjëherë është vendos terapia më ribavirin mirëpo edhe përkundër terapisë pacientja sot në mëngjes në ora 5.30 ka përfundua me vdekje, tha Ajazi.
Pacientja në fjalë ka arritur në ditën e katërt të sëmundjes në klinikën infektive tha infektologia Ajazi.
Ndërsa ka thënë se ka pasur pickim të rriqrës para 2-3 muajve mirëpo sikur edhe rastet e tjera të cilat i kemi pasur gjatë kësaj sezone në këtë klinikë, një pjesë e madhe e rasteve me ethe hemorragjike të cilët kanë qenë të konfirmuar nuk kanë dhanë të dhëna me pickim të rriqrave për arsye se ka pasur mundësi që pacienti me qenë i pickuar edhe mos ta dijë fare se është i pickuar, tha ajo.
Ky është rasti i dhjetë që këtë vit kanë vdekur si pasojë e pickimit nga rriqrat.
/RTK/