Edhe dy persona të infektuar me koronavirus në Kosovë
Prishtinë, 20 mars - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka konfirmuar sot edhe për dy persona tjerë të prekur me koronavirus në Kosovë.
Ky Institut ka thënë se njëra e infektuar është 53-vjeçare nga Suhareka, ndërsa i infektuari i dytë është 43-vjeçar nga Gjakova.
Dy të infektuarit e fundit e dërgojnë në 24 numrin e të infektuarve me Covid-19 në Kosovë.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 266,115 njerëz të infektuar, 11,153 të vdekur dhe 87,363 të shëruar.