Edhe 5 persona me ethe hemorragjike
Prishtinë, 5 gusht - Në Klinikën Infektive të QKUK-së, nga Ethet hemorragjike- Krime Kongo, që shkaktohen nga pickimi i rriqrave vazhdojnë të jenë të shtruar pesë pacientë.
Mjeku Salih Ahmeti, ka potencuar se gjendja e tyre për momentin është nën kontroll dhe se nuk janë në rrezik për jetën.
Krahasuar me ditët e kaluara Ahmeti pohon se tashmë ka filluar të normalizohet gjendja.
Sipas tij, nëse nuk ndodh diçka e papritur, fundi i gushtit do të jetë edhe fundi i këtij sezoni sa i përket kësaj sëmundjeje.
/rtk/