Ebola shkakton vdekjen e 2800 njerëzve
Gjenevë, 23 shtator - Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të hënën se epidemia e Ebola-s në Afrikën Perëndimore shkaktoi vdekjen e 2800 njerëzve.
Ndërkohë Kombet e Bashkuara thanë se grupi i parë i ekipit të posaçëm të reagimit urgjent ndaj Ebola-s mbërriti në Afrikën Perëndimore.
Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Stephane Dujarric, tha se ekipi planifikon të ndërtojë bazën në Accra, nga ku do të shpërndahet personeli dhe pajisjet mjekësore.
OKB-ja themeloi ndërkohë \"Fondin e Mirëbesimit të Partnerëve\" për mbledhjen e 1 miliardë dollarëve nga vendet anëtare, organizatat zyrtare e jozyrtare, kompanitë e biznesit dhe individëve që të bashkëpunojnë për të luftuar Ebola-n.
Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se epidemia është vënë nën kontroll në Senegal dhe Nigeri.