26 Dhjetor 2024

Ebola merr 2296 jetë

Gjenevë, 10 shtator - Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar sot se sëmundja e Ebolës ka vrarë të paktën 2296 persona, ndërsa ka prekur 4293 raste të tjera.

Të hënën, OBSH-ja njoftoi se sëmundja po përhapet me ritme të shpejta në Liberi. Vetëm në këtë vend, nga kjo sëmundje kanë vdekur 1089 persona, ndërsa janë infektuar 1871 të tjerë. Të infektuar me Ebola janë edhe punëtorët shëndetësorë që po ndihmojnë pacientët.

Sot, në Atlanta të SHBA-ve, janë dërguar 4 punëtorë të shëndetësisë të infektuar me këtë sëmundje. Vendet më të prekura deri më tani janë: Liberia, Siera Leone dhe Guinea.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)