27 Dhjetor 2024

Ebola: Mbi 5,000 mjekë duhen në Afrikën perëndimore

New York, 28 tetor - Presidenti i Bankës Botërore ka thënë se vendet e prekura nga Ebola në Afrikën perëndimore, kanë nevojë për së paku 5,000 punëtorë shëndetësorë shtesë, për të luftuar në mënyrë efektive epideminë.

Jim Yong Kim ka thënë se është i shqetësuar se ku mund të gjenden këta punëtorë, marrë parasysh frikën nga përhapja e Ebolës.

Ai i ka bërë këto komente së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkura, Ban Ki-moon, dhe kryetaren e Bashkimit Afrikan, Nkosazana Dlamini-Zuma, në Adis Ababa.

Ban u ka bërë thirrje 54 shteteve anëtare të Bashkimit Afrikan që të mos vendosin kufizime udhëtimi për vendet e prekura nga Ebola.

Dlamini-Zuma ka thënë se shtetet e Bashkimit Afrikan janë zotuar se do të dërgojnë mbi 2,000 punëtorë shëndetësorë në Afrikën perëndimore.

Ajo nuk ka qartësuar se kur do të arrijnë ata atje.

Ebola ka vrarë afro 5,000 njerëz në Liberi, Siera Leone dhe Guine.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)