Ebola mbërrin në Europë, rasti i parë në Spanjë

Madrid, 7 shtator - Konfirmohet rasti i parë me virusin Ebola në kontinentin europian.
Një infermiere spanjolle në kryeqytetin e Madridit, është infektuar nga sëmundja vdekjeprurëse, konfirmon El Pais.
Infermierja spanjolle ka rezultuar pozitive në të dyja testet e kryera, ndërsa ajo është infektuar nga një misionar i ardhur nga Sierra Leone, të cilin e kishte vizituar më 25 shtator.