28 Dhjetor 2024

Ebola ka shkaktuar 6388 viktima

Gjenevë, 11 dhjetor - Shpërthimi i epidemisë së Ebolës në vendet e Afrikës perëndimore ka shkaktuar shumë të prekur dhe viktima.

Bëhet e ditur se deri tani dyshohet të jenë prekur rreth 18 mijë persona me Ebola, 6388 prej të cilëve kanë humbur jetën, sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

I dërguari i posaçëm i kreut të OKB-së David Nabarro vuri në dukje se nën përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar, vendet e prekura kanë përparuar në përballimin e kësaj epidemie, por sfida për mospërhapjen e mëtejshme të virusit mbetet e vështirë.

Javën e kaluar, u rrit ndjeshëm numri i të prekurve me Ebola në Sierra Leone, duke arritur në 7897 të prekur, 1768 e të cilëve humbën jetën.

Ndërkohë, numri i rasteve të reja në Liberi u ul në 29 gjatë 3 ditëve, por numri i viktimave prej 3177 personash zë gjysmën e numrit të përgjithshëm të atyre që kanë humbur jetën si pasojë e Ebolës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)