EBA realizon projekt 160 mijë eurosh për spitalin e Vushtrrisë

Prishtinë, 2 dhjetor - Sot në Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës në mes Ministrisë së Shëndetësisë, Spitalit të Vushtrrisë dhe Shoqatës Gjysmëhëna e Kuqe e Emirateve te Bashkuara Arabe Zyra ne Shqipëri, u bë nënshkrimi i Kontratë Dhurimit të Kalimit të Pronësisë së objektit të përfunduar Impiant i përpunimit dhe sterilizimit të mbetjeve spitalore nga Donatori respektivisht Dhuruesi i objektit tek përfituesi i Donacionit, respektivisht përfituesi i dhurimit të tij.
Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani, me këtë rast tha se është për tu vlerësuar bashkëpunimi dhe realizimi i projektit në kohën e duhur, i cili është vazhdimësi e një projekti madhor për qytetin e Vushtrrisë.
Emiratet e Bashkuara hyjnë në radhën substanciale të vendeve që po ndihmojnë shtetin e Kosovës në fusha të përgjithshme e në veçanti në zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve për profesionistët shëndetësor gjithherë duke llogaritur që këto përmirësime kontribuojnë në shërbime shëndetësore më të mira për qytetarin e Kosovës, tha ministri Agani.
Hamad Ben Abdennabi drejtor i Shoqatës Gjysmëhëna e Kuqe e Emirateve të Bashkuara Arabe zyra në Shqipëri, tha se është kënaqësi të bashkëpunosh me njerëz që njëkohësisht të vlerësojnë dhe të falënderojnë për ndihmën e ofruar.
Po ndjehem i lumtur që kemi arritur të përmbyllim fazën e dytë të projektit duke shpresuar që të vazhdojmë në mbështetje edhe në nevojat tjera të këtij projekti që për EBA ka domethënie të veçanta, ngase Spitali mban edhe emrin e princit të saj tha z. Abdennabi.
Faza e dytë e projektit të Spitalit Sheikh Zayed në Vushtrri që nënkupton edhe pranim-dorëzimit të Impiantit ka kushtuar 160 mijë euro dhe është donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërkaq shumë shpejtë pritet që këtij bashkëpunimi në mes palëve të vazhdojë me konkretizimin e projektit për ndërtimin e një kompleksi shtesë për nevojat e këtij spitali.