Dymbëdhjetë infermiere të trajnuar nga FSK do t’i bashkëngjiten QKUK-se
Prishtinë, 24 gusht - Dymbëdhjetë infermiere të trajnuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), do t’i bashkëngjiten Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ngjarja zhvillohet para Klinikës Infektive të QKUK-së. Në këtë ngjarje marrin pjesë; Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ud. drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe Shkelzen Syla, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.