Dy pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë
Prishtinë, 26 maj - Qendra Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka njoftuar se nëntë pacientë të infektuar me koronavirus janë të shtrirë në Klinikën Infektive.
Në njoftimin për media thuhet se dy pacientë janë në gjendje të rëndë dhe se po trajtohen në repartin e mjekimit intensiv.
Prej të tjerëve, dy po trajtohen me oksigjenoterapi, ndërsa pesë raste janë në gjendje stabile.
Në Kosovë, që nga shfaqja e rasteve të para me koronavirus më 13 mars, janë konfirmuar gjithsej 1,038 të infektuar.
Prej tyre, 791 janë shëruar dhe 30 kanë vdekur.