Dy operacione të suksesshme për herë të parë në Kosovë
Prishtinë, 12 shtator - Një operacion i rrallë në kardiokirurgji, është bërë për herë të parë në mënyrë të suksesshme Kosovë.
Një pacient mashkull i moshës 59 vjeçare, i diagnostikuar nga mjeket në Spitalin Rajonal të Prizrenit me disekim (shqyerje) të aortës, ka mbërritur si rast emergjent natën e së dielës në spitalin special për sëmundjet kardiovaskulare International Medicine Hospital në Prishtinë.
Pacientët e diagnostikuar me këtë sëmundje janë rastet me nevoja për veprim operativ nga me emergjentet në këtë fushë të mjekësisë dhe me shkallë më të lartë të fatalitetit, si gjatë ashtu dhe pas kryerjes së procedurës operative.
Për kryerjen e suksesshme të këtij operacioni masiv është mobilizuar i gjithë ekipi i spitalit i përberë nga dy anesteziologë(Dr. Shkelzen Muriqi,Dr.Suzana Muriqi), dy kardiokirurg(Dr. Raif Qavolli, Dr.Sulejman Taniverdi) dhe ekipi tjetër ndihmës i sallës përfshi perfuzionistin, instrumentaret, tekniket e anestezionit, kujdesit intensiv dhe ekipi i logjistikes, i cili ka mbështetur ekipin profesional gjatë gjithë kohës.
Se sa i rëndë ishte operacioni, flet edhe numri i dozave te gjakut prej 18 sosh, qe i janë dhënë pacientit. Gjaku është siguruar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit te Gjakut, Drejtorin e se cilës Dr. Hysen dhe stafin e tij e falënderojmë për angazhimin në dite jo të punës. Angazhimi i tyre ka kontribuar shumë, që pacienti të arrij te mbijetoj dhe ketë gjendje stabile shëndetësore.
Në vazhdën e këtij suksesi është bërë edhe një intervenim tjetër i suksesshëm gjithashtu për herë të parë në Kosovë. Intervenimi është bërë të një pacient mashkull i moshës 62 vjeçare, kosovar dhe shtetas i Suedisë, i cili vuante nga ateroskleroza e eneve te gjakut periferike dhe mbyllja gati e tersishme e a. femorale.
Intervenimi është kryer me metodën e angiografisë dhe stentimit të enëve periferike të gjakut nga ekipi i njësisë së kardiologjisë invazive dhe mjeket Prof. Dr. Mahmmud Çakmak dhe Dr. Arton Beqiri.
Ky intervenim është i rrallë në vendet e rajonit, e në disa prej tyre nuk bëhet fare, prandaj është përparësi që popullata jonë ka mundësi qasjeje në këtë shërbim në rast nevoje.
Duke u kryer me sukses këto procedura, është vërtetuar edhe njëherë se ofrimi i shërbimeve shëndetësore është domosdoshmërisht punë ekipore dhe se funksionimi si ekip, bën të mundur qasjen ne shërbime të tilla shëndetësore në Kosovë, që jo vetëm klientët po edhe disa profesionistë shëndetësor e kanë vlerësuar si të pamundur!
Sukseset e tilla të shërbimeve shëndetësore në sistem, pavarësisht në cilin sektor, mund të bëjë të shihet nga pacientët, me një dozë më të madhe optimizmi, përmirësimi i mundësisë së qasjes dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës.