Duhet t’i zbatojmë të gjitha këshillat për ta parandaluar përhapjen e pandemisë
Prishtinë, 2 prill - Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka deklaruar se të zbatohet të gjitha këshillat për ta parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19, virusi që e ka goditur botën.
Këto komente Ismajli i ka bërë gjatë vizitës së QMF “28 Nëntori”, i cili shoqërohej nga drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili.
“Nga personeli mjekësor i kësaj qendre, u njoftuam për kushtet e punës dhe ofrimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët. Ky staf mjekësor, është i angazhuar me tërë vullnetin e tyre, për t’i dalë në ndihmë qytetarëve tanë. Ky ekip, janë të përkushtuar që qytetarët të marrin shërbime sa më të afërta dhe sa më të mira të mundshme”, ka deklaruar nënkryetari Ismajli.