23 Dhjetor 2024

Duhanpirja shkaku kryesor i sëmundjeve të frymëmarrjes

Gjenevë, 20 nëntor - Duhanpirja është një ndër shkaktarët që kanë çuar në rritje të sëmundjeve që prekin rrugët e frymëmarrjes.

Ndërkohë që ndotja ambientale, sidomos në zonat urbane, por dhe faktorë të tjerë kanë ndikuar në shtimin e sëmundjeve pulmonare, për të cilat mjekët thonë se po shkaktojnë vdekshmëri të lartë.

 Sipas mjekëve, janë rreth 6 % e popullsisë që vuan nga sëmundjet që prekin rrugët e frymëmarrjes, ndërsa në rreth 80 % të rasteve përgjegjës është duhani.

 Grupmosha më e prekur është mbi 40 vjeç, por me kalimin e moshës, sikurse theksojnë mjekët, kjo sëmundje shprehet më tepër.

 Faktorë të tjerë rrisku janë ekspozimi ndaj ajrit të ndotur, duhanpirja pasive, pluhurat e kimikatet gjatë ekspozimit profesional, faktori gjenetik, anamneza për infeksione respiratore në fëmijëri dhe gjëndja social ekonomike.

 Pothuajse të gjithë faktorët që shkaktojnë këto sëmundje janë të parandalueshëm, ndaj mjekët apelojnë për jetë të shëndetshme pa duhan.

Ndërkohë, rëndësi të veçantë merr rritja e ndërgjegjësimit të popullatës së riskuar, për të përmirësuar cilësinë e jetesës dhe marrjen e vendimeve në kohën e duhur për kujdesin shëndetësor.

 Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet pulmonare prekin rreth 65 milion njërëz kudo në botë dhe vrasin pothuajse rreth 3 milion çdo vit. Çdo 4 minuta ndodh një vdekje nga sëmundjet pulmonare, përllogarit OBSH.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)