23 Dhjetor 2024

Duhani mbetet shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme

Gjenevë, 9 prill - Rreziku i pirjes së duhanit për shëndetin është i njohur, përfshirë kancerin, emfizemën dhe sëmundjet e zemrës.

Duhani mbetet shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Kjo organizatë vlerëson se 6 milionë vetë vdesin çdo vit nga sëmundje që lidhen me duhanin, pjesa më e madhe në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Një studim i ri i hedh një vështrim duhanpirësve që ndezin cigare sapo zgjohen në mëngjes. Studiuesit e Universitetit Penn State thonë se këta persona janë më të prirur që të preken nga kanceri i mushkërive ose i gojës.

”Njerëzit që pijnë duhan sa zgjohen në mëngjes, e thithin më thellë tymin. Ata ndoshta e thithin më shpesh cigaren. Prandaj është në të vërtetë më shumë një tregues i mënyrës sesi konsumohet duhani” thotë  Steven Branstetter  profesor i metodave biologjike që studiojnë sjelljet me pasoja për shëndetin.

Thithja më e thellë dhe e shpeshtë, mbajtja e duhanit më gjatë në mushkëri, e rrit rrezikun për të gjitha toksinat.

Zbulimet e studimit mbështeten në të dhëna nga afro 2 mijë të rritur që pijnë duhan. Mbi 30 për qind thanë se e kishin pirë cigaren e parë të ditën brenda pesë minutash nga zgjimi.

Pothuajse po aq vetë thanë se kishin thithur cigaren e parë  nga 6 deri në 30 minuta pasi u zgjuan. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)