28 Prill 2024

Drejtori QKUK-së, Gashi, mohon akuzat Sindikatës së pa regjistruar në BSPK

Prishtinë, 9 janar - Drejtori ekzekutiv i QKUK-së, Nijazi Gashi, në konferencën e sotme për media ka thënë se  Dr. Xhemajl Selamani, kryetar i Sindikatës në QKUK ka drejtuar në Ministri një letër në emër të tij personal, pa konsultuar dhe pa mbajtur mbledhje me përfaqësuesit e sindikatave të klinikave në QKUK

 

“Dr. Xhemë Selmani letrën e  ka shkruar vetë pa konsultuar sindikatat në klinika, ne kemi informata nga klinikat se përfaqësuesit sindikal nuk janë konsultuar fare, po ashtu Federata Sindikale e Shëndetësisë, nuk është e regjistruar dhe pranuar  në BSPK,  meqë nuk ka kryer obligimet ndaj BSPK”, theksoi drejtori  Gashi. 

 

Sipas tij, kjo sindikatë përfaqëson vetëm një numër të vogël të punëtorëve, meqë në QKUK ka edhe një sindikatë të dytë që është legale dhe e regjistruar në BSPK. 

 

 Ai tha se akuzat e drejtuara në adresë të tij nga Sindikata nuk qëndrojnë, duke siguruar mediat dhe opinionin se ai ka menaxhuar mirë dhe është i gatshëm të japë përgjegjësi për menaxhimin që ka bërë.

 

“ Unë dhe stanfi menaxhues kemi punuar shumë në drejtim të përmirësimit të kushteve të përgjithshme të punës, sukseset nuk kanë munguar, kemi funksionalizuar Institutin Onkologjik, ku tani kryhet kimioterapi dhe radioterapia, duke kursyer deri në 1.5 milionë euro, meqë shërbimet merren në QKUK dhe pacientët nuk kanë nevojë të shkojnë  jashtë vendi, po ashtu janë funksionalizuar edhe shërbime tjera”,  potencoi dr. Gashi.

 

Drejtori i QKUK-së, tha se nga fillimi i mandatit të tij si drejtor ekzekutiv, ka ofruar bashkëpunim për sindikatën, duke i ofruar kryetarit të sindikatës që të jetë pjesë e kolegjiumit profesional me drejtorë të klinikave, edhe pse kjo nuk parashihej ne statutet e më hershme të QKUK-së, por ai ka bërë këtë vetëm në disa takime, përderisa më pastaj ka shpërfillur Kolegjiumin Profesional.

 

Drejtori i QKUK-së, tha se për punë e tij i përgjigjet  moralisht Kolegjiumit Profesional të QKUK-së, e  ligjërisht sekretarit permanent, por është i gatshëm të japë përgjigje për punën e tij edhe në organet e tjera, meqë ka punuar drejtë.

 

Ai tha se  ka qenë i gatshëm të japë dorëheqje, poqëse 51% e Kolegjiumit Profesional, do ta kërkonte këtë, por kjo nuk është kërkuar asnjëherë.   Drejtori Gashi u përgjigje edhe në pyetjet tjera që parashtruan përfaqësuesit e medieve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)