Drejtori i QKUK-së, emëron dy ndihmësdrejtorë ekzekutiv
Prishtinë, 3 nëntor - Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Dr. Nijazi Gashi, bazuar në Nenin 18 të Statutit të QKUK-së, pika 4, ka emëruar dy ndihmësdrejtorë ekzekutiv.
Ndihmësdrejtor ekzekutiv për çështje shëndetësore, është emëruar, Ass. Dr Nexhmedin Shala, specialist i Neurologjisë, kurse ndihmësdrejtor për çështje arsimore është emëruar Prof. ass Ragip Shabani, specialist i patologjisë.
Dy ndihmësdrejtorët kanë filluar punën gjatë ditës së sotme.