Dr. Sadik Llullaku zgjedhet kryesues i Bordit të SHSKUK-së

Prishtinë, 20 shkurt - Bordin Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) tash e tutje do ta udhëheqë Dr.sci. Sadik Llulaku, përderisa zëvendës i BD do të jetë Dr. Shemsi Veseli.
Në mbledhjen e fundit të Bordi Drejtues( BD) të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, të mbajtur me datë 18.02.2015, anëtarët e BD, zgjodhën kryesuesin ri të BD me mandat një vjeçar sipas statutit të SHSKUK-së.
Në mandatin e parë 1 vjeçar, drejtues i BD ka qenë prof.dr. Isuf Dedushaj.
Bazuar në statutin e SHSKUK-së, kryesuese i bordit zgjedhet nga anëtarët e tij, me rotacion, me mandat njëvjeçar.