Dorëzohet pajisja intrauterine Levonorgestrel në Klinikën e Gjinekologjisë
Prishtinë, 27 qershor - Në Klinikën e Gjinekologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sot u bë dorëzimi i pajisjes intrauterine Levonorgestrel, donacion ky i bërë i mundshëm prej organizatës ndërkombëtare ICA Foundation, përmes partnerit afatgjatë Americares.
Po vazhdon kështu bashkëpunimi i suksesshëm në mes të Fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare Americares, si dhe institucionit shëndetësor Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Pajisja intrauterine Levonorgestrel është pajisje që shërben për planifikim familjar, e cila është e përshtatshme për të gjitha gratë, duke përfshirë edhe gratë që janë në gjidhënie.
Donacionet e tilla të vazhdueshme janë një vërtetim se bashkëpunimi I suksesshëm në mes të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore është I mundshëm dhe sjell edhe përkrahjen e vazhdueshme të partnerëve serioz ndërkombëtar, ka theksuar Albiona Beselica- Beha, koordinatore e projektit në fondacionin Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.