28 Dhjetor 2024

Dorëzohet medikamenti ‘Surfaktant’ në Klinikën e Neonatologjisë

Prishtinë, 2 prill - Sot në Klinikën e Neonatologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u bë dorëzimi i medikamentit jetë-shpëtues Surfaktant, donacion ky i bërë i mundshëm përmes bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm në mes të Aksionit për Nëna për Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare AmeriCares. Sasi prej 120 shisheve të medikamentit janë dorëzuar, donacion ky me vlerë $ 81.345,60 sasi kjo e cila do të mbulojë nevojën vjetore të furnizimit me surfaktant.


Foshnjet që përjetojnë probleme të frymëmarrjes, kanë mungesë të surfaktantit – shtresë e lëngshme brenda mushkërive dhe bebet zakonisht nuk fillojnë prodhimin surfaktantit deri disa javë pas lindjes. 
Pa sasi të mjaftueshme të surfaktantit vjen deri tek kolapsi i mushkërive dhe kështu foshnjet e lindura parakohes nuk mund të marrin frymë. Andaj, Surfaktanti është thelbësor në parandalimin dhe trajtimin e RDS (Sindromit të Distresit Respirator) dhe redukton shkallën e vdekshmërisë së foshnjeve të shkaktuar nga RDS. Gjatë 10 viteve të fundit, donacionet e Surfaktantit kanë shpëtuar jetën e rreth 2,000 foshnjave të lindura parakohes dhe ato të lindura me peshë të ulët në Kosovë.
“Falë bashkëpunimit të suksesshëm me organizatën ndërkombëtare ‘Americares’, ne po furnizojmë Klinikën e Neonatologjisë me medikamentin jetë-shpëtues  për herë të dytë tani për të mbuluar nevojat përgjatë vitit 2019. Jemi të lumtur që bashkëpunimi jonë me Americares është i qëndrueshëm dhe vazhdon të plotësoj nevojat e institucioneve shëndetësore.” theksoi Ariana Radoniqi nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë
Ardhja e Surfaktantit në Kosovë është bërë e mundur nga ngjarjet bamirëse të mbajtura në vitin 2018 si ‘Let’s Dance’ në Prishtinë, ngjarja ‘Meet Us Halfway’ në New York, SHBA dhe ‘ Darka e Diasporës’ në Zvicër.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)