Donacioni më i madh rotarianëve i dedikohet Gjakovës për Aparatin Mamografik
Gjakovë, 19 korrik - Është inauguruar sot qendra e mamografisë në komunën e Gjakovës, qendër kjo e cila u mundësua falë ndihmës fiannciare të klubeve rotariane nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj qendre ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila, e cila ka thënë se aparati mamografik është i një rëndësie të madhe, për faktin se diagnostikimi i hershëm në të do të thotë një jetë e shpëtuar. Sot në Gjakovë po fillojmë me një praktikë të diagnostifikimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe sinqerisht shpresoj se falë kësaj të shpëtojmë shumë jetë të femrave.
Kjo pajisje që do të shpëtojë shumë jetë, është një ngritje e shërbimeve mjekësorë për të gjithë femrat jo vetëm nga komuna e Gjakovës por edhe më gjerë, prandaj ne u jemi mirënjohës dhe shumë falënderues të gjithë atyre që e mundësuan këtë donacion. Ne si komunë do ta bëjmë të pamundurën që të ofrojmë shërbime përcjellëse që kjo pajisje të jetë në funksion të plotë dhe ti ketë të gjitha shërbimet në mënyrë që të funksionojë në mënyrë të duhur, ka thënë kryetarja Kusari Lila.
E për rëndësinë e kësaj aparature ka folur edhe zëvendës presidentja e rotarit ndërkombëtar Jenifer Jones, e cila edhe vet ka është e mbijetuar e kancerit të gjirit. Ajo ka thënë se është shumë e rëndësishme që gratë në Gjakovë dhe në Kosovë ta bëjnë diagnostikimin e hershëm, për faktin se kjo është e vetmja menyrë që garanton një një të gjatë e të shëndetshme.
Ndryshe, kjo aparaturë, bashkë edhe me renovimin e objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare, ku edhe është vendosur mamografi, ka kushtuar në tërësi rreth 130 mijë dollarë, mjete këto të siguruara kryesisht nga rotarianët amerikanë.
Sipas Ruzhdi Bakallit, themeluesit të klubit rotari në Kosovë dhe njërit prej iniciatorëve kryesor për sigurimin e këtij donacioni, ky donacion është më i madhi që rotarianët ndërkombëtar e kanë sjellë deri me tani në Kosovë. Edhe Bakalli, si një rotarian me përvojë të gjatë, ka thënë se Mamografi do të ndihmojë shumë në parandalimin e kancerit të gjirit, prandaj i ka inkurajuar të gjitha gratë që të mos hezitojnë në shfrytëzimin e tij, që është paralajmëruar të jetë pa pagesë.