Doganierët dhurojnë gjak
Prishtinë, 16 maj - Sot, oficerët e Doganës vullnetarisht dhuruan gjak. Në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë dhe Doganën e Kosovës është mbajtur aksioni vullnetar për dhurim e gjakut.
Ndër dhuruesit e parë ishte edhe Drejtori i përgjithshëm i Doganës z. Huruglica, i cili me këtë rast apeloi që të ndihmohen njerëzit të cilët kanë nevojë, pasi që dhurimi vullnetar i gjakut shpëton jetët e njerëzve.
Nga ana tjetër përfaqësuesit e Qendrën së Transfuzionit të Gjakut falënderuan Doganën e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm në përkrahjen e kësaj qendre.
Në organizimin e sotëm morën pjesë afër 50 oficerë doganor, të cilët vullnetarisht dhuruan gjak. Vlen të ceket se Dogana e Kosovës është një institucion i cili rregullisht organizon dhurimin e gjakut, saktësisht është hera e 7 radhazi që organizohet ky aksion për dhurimin vullnetar të gjakut.