Dogana zbulon sasi të paisjeve medicinale
Prishtinë 27 maj - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar kontrabandimin e pajisjeve medicinale.
"Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasagjerët që sapo kishin arritur nga Turqia Stambolli, duke kaluar përmes kanalit të gjelbër, njëri prej tyre është selektuar nga Oficerët Doganor për kontroll përmes skanerit", thekson dogana në njoftimin për media.
Pas kontrollit përmes skanerit Oficerët Doganorë kanë vërejtur në valixhe të pasagjerit sasi të konsiderueshme të pajisjeve, të cilat më pas janë identifikuar të jenë pajisje medicinale si dhe sasi e barnave.
Për këtë lloj të mallit personi në fjalë nuk posedonte ndonjë dëshmi, fature lidhur me vlerën e saktë të mallit, as licencë që janë të obligueshëm nga AKPM.
Me këtë rast pala ka bërë kundërvajtje Doganore sipas nenit 250 pika 1 të Kodit Doganorë dhe Akcizave.
E tërë sasia e mallit të zbuluar është konfiskuar, si dhe dokumentacioni përkatës i palës, deri në përfundim të procedurës së rregullt.