Dogana kap medikamente të kontrabanduara në Prizren

Prizren, 3 qershor - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ekipet e Doganës kanë ndërmarr një operacion kontrolli në rajonin e Prizrenit ndaj disa subjekteve me veprimtari farmaceutike.
Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar 3 barnatore dhe zyrat e një biznesi ku ka pasur dyshim për medikamente të kontrabanduara dhe pa banderola.
Gjatë kontrollit në 3 lokacione janë gjetur sasi e konsiderueshme e medikamenteve pa banderola dhe me banderola të vendeve të rajonit si Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria.
Vlen të theksohet së në një lokacion (barnatore) është zbuluar një vend i fshehur i modifikuar ku janë mbajtur barnat e kontrabanduara.
Ndaj këtyre subjekteve do të iniciohet procedurë penale, ndërsa malli i është nënshtruar ndalimit dhe konfiskimit të përkohshëm.
Sasia e përgjithshme e mendikamenteve të kontrabanduara është 688 pako të llojeve të ndryshme.