Dogana kap medikamente në sistemin e klimatizimit të autobusit
Prishtinë, 10 shkurt - Dogana e Kosoves ka bërë të ditur se njësit e doganës kanë parandaluar kontrabandimin e medikamenteve në një autobus të linjës Tiranë - Prishtinë.
Oficerët doganor kanë selektuar një autobus të linjës Prishtinë - Tiranë për kontrollim detal.
Gjatë kontrollit oficerët kanë gjetur në brendësi të sistemit të klimatizimit të autobusit sasi të konsiderueshme të medikamenteve te fshehura, gjithashtu nën ulësen e vozitësit është gjetur një pako e fshehur e cila ishte e mbushur me lente optike me dioptri të ndryshme si dhe dy trafo elektronike për shirita vrapues të fitnesit e që ishin te vendosura ne ulësen e pasme të autobusit.
Personat përgjegjës janë proceduar për kundërvajtje doganore si dhe mallrat ilegale të gjetura janë konfiskuar.