Dogana kap barna në vlerë 10000 mijë euro
Prishtinë, 23 shkurt - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se njëstiet e Doganës kanë organziuar kontrolla në tri barnatore në qytetin e Prishtinës.
Me kete rast ështe hasur në 482 artikuj të ndryshëm (482 lloje të Barnave) të kontrabanduar / pa dokumentacion përcjellës, me vlerë rreth 10,000.00 Euro.
Me kete rast malli është sekuestruar dhe është proceduar me tutje në procedurë kundërvajtse.
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.