06 Maj 2024

Dogana kap barna gjatë tentim kontrabandës

Mitrovicë, 11 gusht - Dogana e Kosovës ka berë të ditur se Oficerët doganor pas ndjekjes kanë arritur të parandalojnë një automjet i cili ishte i ngarkuar me barna të kontrabanduara nga Serbia.

Gjatë patrullimit të njësive anti kontrabandë në regjionin e Mitrovicës është  hasur në një automjet të dyshuar për kontrabandë prandaj edhe oficerët kanë provuar ta ndalin për kontroll por drejtuesi i automjetit ka devijuar rrugën dhe ka vazhduar në drejtim kundërt.

Pasi nuk ka zbatuar urdhrat, oficerët doganor kanë filluar ndjekjen ku edhe Policia e Kosovës ka ardhur në asistencë dhe është arritur të bëhet ndalja dhe kontrollimi i automjetit.

Pas kontrollës detale të veturës në bagazh janë gjetur mallra të kontrabanduar, prodhime farmaceutike (barëra te llojeve te ndryshme). Vlen të cekët se makina ishte ma targa të Kosovës si dhe drejtuesi ishte shtetas Kosovar.

Malli është konfiskuar dhe lidhur me rastin ne fjale është iniciuar kundërvajtje doganore, po ashtu edhe vetura është ndaluar.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)