Ditën e Shëndetit Primar - ndihma e shpejtë dhe vetëdijesimi qytetarëve
Prishtinë, 21 qershor - Me rastin e shënimit të ditës së Kujdesit Primar të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Qendra e Mjekësisë Urgjente në mbështetje nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Kryqin e Kuq, ka organizuar një ushtrim me raste të inskenuara të një aksidenti të trafikut dhe të një arresti kardiak.
Përveç shënimit të ditës së Kujdesit Primar të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, qëllimi i këtij ushtrimi ishte edhe sensibilizimi i qytetarëve për rreziqet dhe parandalimet e aksidenteve të trafikut dhe punën e cila kryhet në Qendrën e Mjekësisë Urgjente.
Gjithashtu mjekë nga Qendra Klinike Mjekësore Familjare në Prishtinë kanë bërë matjen e tensionit arterial dhe të glukozës të shumë qytetarëve të rastit, me qëllim të vetëdijesimit të tyre për seriozitetin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.
Këto ushtrime janë organizuar në Parkun e Gërmisë gjatë ditës së sotme.