15 Maj 2024

Diskutojnë për projektin e Mjekimit të ri Intensiv në QKUK

Prishtinë, 11 nëntor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani dhe Zëvendësministri Izet Sadiku, priti sot në takim nënkryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim-TIKA, dr. Ali Maskan dhe Shefin e Zyrës së TIKA-s në Kosovë, Eyup Yavuz Umutlu, me të cilët biseduan për bashkëpunimin në shëndetësi.

Me theks të veçantë në këtë takim është biseduar për nënshkrimin e Memorandumit të mirëkuptimit në mes MSh-së dhe TIKA-s, përmes të cilit, agjencia  turk do të investojë në ngritjen e Mjekimit të ri Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një projekt që pritet të kushtojë rreth 2 milionë euro.

Ministri Rrahmani ka falënderuar përfaqësuesit e TIKA për bashkëpunimin e mirë dhe gatishmërinë për të mbështetur këtë lloj të shërbimit shëndetësor në Kosovë, duke ditur nevojat që sot Mjekimi Intensiv i ka në Kosovë, ndërkohë që ka theksuar kontributin e deritanishëm të Republikës së Turqisë në shëndetësinë kosovare, përmes trajtimit falas të një numri të madh të pacientëve kosovarë në Turqi, programeve të edukimit të vazhduar për profesionistët nga Kosova dhe projekteve konkrete për ngritjen e kapaciteteve shëndetësore në Kosovë.

Nga ana e tij, nënkryetari i TIKA-s, Dr. Maskan, tha se agjencia që ai përfaqëson, por edhe vet shteti turk, është i interesuar që ta ndihmojë sektorin shëndetësor dhe atë të edukimit në Kosovë, duke ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve shëndetësore në Kosovë, dhe duke reduktuar kështu nevojën që pacientët kosovarë të kërkojnë shërbime shëndetësore jashtë vendit të tyre.

Ai tha se TIKA ka arritur në një fazë të avancuar të projektit për Mjekimin Intensiv në QKUK dhe sapo të nënshkruhet Memorandumi i mirëkuptimit me MSH-në, do të kalohet në një fazë tjetër që ka të bëjë me përzgjedhjen e kompanisë që do t’i kryejë punimet dhe zhvillojë të gjitha procedurat e tjera që projekti të përfundojë më sukses.

Krejt realizimi i projektit pritet të përfundojë për një periudhë dy vjeçare.

Nga ana e tij, Ministri Rrahmani, e siguroi përfaqësuesin e TIKA se MSh ka krijuar mundësi të barabarta ligjore për të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë në shëndetësi, ndërsa kriter themelor për të përcaktuar bashkëpunimin do të jetë cilësia e shërbimeve shëndetësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)