Diskutojnë për çështjen e sigurisë në punë të personelit shëndetësor
Prishtinë, 29 tetor - Delegacioni i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës i përbërë nga kryetari Fitim Havolli, nënkryetari Përparim Berisha dhe sekretari Enlirat Duraku, zhvilluan takim me kryetarin e Bordit të SHSKUK-së, Dr. Xhevat Jakupi.
Gjatë takimit u diskutua për çështjen e sigurisë në punë të personelit shëndetësor, organogramin e SHSKUK-së, organigramin e QKUK-së, respektivisht Departmentin e Infermierisë në QKUK, Statutin e SHSKUK-së, pozicionin e infermierit brenda këtij statuti dhe çështjen e shtyerjes përpara të rritjes së pagesës së ndërrimeve të natës për kominitetin infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor.
Poashtu u diskutua edhe menaxhimi i pandemisë me COVID-19, rolin dhe kontributin e komunitetit infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor gjatë pandemisë.
Sindikata e Infermierëve të Kosovës falenderon Dr. Xhevat Jakupi dhe Bordin e SHSKUK-së për gatishmërinë dhe vullnetin që problematikave dhe çështjeve me të cilat po përballet komuniteti ynë, t'u bëhet zgjidhje adekuate.
Sindikata e Infermierëve të Kosovës mbetet e përkushtuar në krijimin, ruajtjen dhe avancimin e raporteve të bashkpunimit me të giithë akterët relevant si dhe ofrimin e bashkpunimit të pakontestueshëm në të favor të komunitetit infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor.