Diskutohet ndikimi i duhan pirjes në shëndetin seksual riprodhues
Prishtinë, 27 qershor - Koalicion K10 organizon sot diskutimin e dytë të hapur me temë Ndikimi i Duhanpirjes në Shëndetin Seksual Riprodhues.
Koalicioni K10 përbëhet nga dhjetë organizata jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, përkrahur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) - zyra në Kosovë, dhe nga Ministria e Shëndetësisë.
Synimi i këtij diskutimi është të trajtojë efektet e duhanpirjes në Kosovë dhe ndikimin e duhanpirjes në shëndetin seksual dhe riprodhues. Si ndikon duhanpirja në infertilitet?
Sa është ligji për duhanpirje gjithëpërfshirës dhe si po ndikon mos-zbatimi i ligjit të duhanpirjes në vendet e mbyllura në shëndetin riprodhues? Tek kush qëndron problemi i mos-zbatimit të këtij ligji?