09 Janar 2025

Diskutohen sfidat e implementimit të sigurimeve shëndetësore

Prishtinë, 15 dhjetor - Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), në prag të fillimit të mbledhjes së premiumeve për sigurime shëndetësore organizon një tryezë të rrumbullakët lidhur me sigurimet shëndetësore, në të cilën do të diskutohet për sfidat e  implementimit të sigurimeve shëndetësore, përcjelljen e mesazhit tek opinioni kosovar se sigurimet shëndetësore po fillojnë nga janari i vitit 2017.  

Rëndësia e kësaj tryeze qëndron në faktin se sigurimet shëndetësore janë sfida më e madhe e shëndetësisë kosovare të pasluftës.

Me këtë tryezë synohet të sqarohet sa më shumë të jetë e mundur ky proces tejet i rëndësishëm për shoqërinë kosovare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)