23 Dhjetor 2024

Dieta mesdhetare mbron zemrën

New York, 27 shkurt - Një studim i ri pesë-vjeçar mbi dietën mesdhetare tregon se vaj ulliri, arra, fasule, peshk, mish i bardhë, fruta, perime dhe një gotë verë çdo ditë janë përbërësit për një zemër të shëndetshme.
 
Studimi i gjërë dhe i menaxhuar me rigorozitet gjeti se kjo dietë mund të parandalojë rreth 30 për qind të goditjeve në zemër, tru dhe vdekjeve nga sëmundjet e zemrës.
 
Gjatë këtij studimi, shkencëtarë nga Universiteti i Barcelonës shqyrtuan rreth 7 mijë e 500 të rritur që nuk kishin sëmundje të zemrës, por ishin duhanpirës, ishin mbipeshë ose kishin diabet apo faktorë të tjerë të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare.
 
Disa ekspertë i  kanë kritikuar rezultatet e studimit, duke theksuar se pjesmarrësit e trajtuar me dietë mesdhetare nuk përjashtoheshin nga mundësia e  goditjeve në zemër dhe tru, dhe se vaji i ullirit dhe arra janë kaq të larta në yndyrë dhe kalori sa që konsumimi i tyre me shumicë mund të çojë në probleme të tjera shëndetësore.

Por ekspertët e sëmundjeve të zemrës e vlerësuan studimin, duke thënë se kjo vërteton se sa e rëndësishme është një dietë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)