Dhurojnë gjak në nderim të banorëve te e dëbuar dhe te vrarë
Prishtinë, 28 mars - Sot, më 28 mars, në parkun e Tauk Bahçes u dhurua gjak në mënyrë të organizuar, në shenj nderimi për banorët e kësaj pjese që 18 vite më parë ishin dëbuar nga forcat serbe, e shumë prej tyre edhe ishin vrarë; si dhe 74 veprimtarëve që ishin vrarë në atë park në vitin 1944.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, tha se ky aktivitet po bëhet që 3 vjet me radhë, dhe në këtë mënyrë duam ti përçojmë 2 mesazhe kryesore.
Së pari, që historia të mos harrohet, sepse na përsëritet. Së dyti, të dhurojmë, të shpëtojmë jetë, theksoi Vitia.
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të shëndetshëm që të dhurojnë gjak në mënyrë që tiu dalin në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë.
Banori i lagjes Sofalia, Enver Redenica, falënderoi Komunën e Prishtinës për organizimin e këtij aktiviteti.
Duke i kujtuar ata që nuk janë në mesin tonë, po tentojmë tiu shërbejmë atyre që kanë nevojë. I falënderoj të gjithë ata që po dhurojnë gjak, duke dëshiruar që numri i tyre të rritet edhe më shumë në të ardhmen, tha Redenica.