Dhurohet pajisja për diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës tek foshnjat
Prishtinë, 1 qershor - Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon sot ceremoninë e dorëzimit te pajisjes mjekësore Ehosonograf në Klinikën e Neonatologjisën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Pajisja Ehosonograf, e cila i ka munguar Klinikës së Neonatologjisë, mundëson diagnostikimin e të gjitha sëmundjeve të zemrës tek foshnjet, gjakderdhjeve të brendshme, infeksioneve, anomalive të sistemit nervor qendror, anomalive të sistemit urogjenital, funksonimin e zorreve dhe shumë sëmundje të tjera.
Me dorëzimin e Ehosonografit ky shërbim dhe diagnostikim do mundësohet tani në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK për herë të parë.
Donacioni për këtë pajisje është mundësuar nga Banka Raiffeisen në Kosovë në koordinim me organizatën “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.”