Dhuro gjak, shpëto jetë
Prishtinë, 13 maj - Me rastin e Ditës së infermierisë, grupi i grave asambleiste në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizuan një aksion vullnetar me moto Dhuro gjak, shpëto jetë.
Gjithashtu, me këtë rast u ndanë mirënjohje për kontribut jetësor 14 infermiereve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, të moshave mbi 70 vjet.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në një fjalë rasti foli për rëndësinë e profesionit të infermieres si dhe rolin dhe kontributin që ato kanë dhënë gjatë këtyre viteve, ndërsa drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, i falënderoi infermieret për punën dhe shembullin që ato kanë dhënë për gjeneratat e reja.