Dërgohet për shërim jashtë vendi polici i lënduar në Zhur të Prizrenit
Prishtinë, 30 janar - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët mbrëmjes, zyrtari policor i cili ka pësuar lëndime të rënda gjatë intervenimit policor në Zhur të Prizrenit, u dërgua për trajtim mjekësor jashtë vendit, në Turqi.
Policia e Kosovës, me përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe Ekipës Emergjente, mundësuan dërgimin e zyrtarit policor për shërim jashtë vendit.
Transporti i zyrtarit policor do të bëhet përmes Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ me aeroplan special nga Turqia.
Policia e Kosovës u është mirënjohëse të gjitha institucioneve shtetërore për përkrahjen dhe mbështetjen e dhëne në këtë rast.