Deputetet e PDK-së kritikojnë qasjen e Qeverisë për shëndetësinë
Safete Hadergjonaj, deputete e PDK-së, partisë që është në koalicion me LDK-në e Mustafës, ka vlerësuar se buxheti i vogël po vë në rrezik shëndetin dhe jetën e pacientëve në QKUK, shkruan sot Koha Ditore.
Reagimi i saj vjen pas vizitës që kryeministri i ka bërë Klinikës së Kardiokirurgjisë dhe premtimeve të tij për shëndetësinë.
Koha Ditore para disa ditësh ka raportuar se si Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës këtë vit do të ketë më pak buxhet në dispozicion sesa vitin e kaluar. Ndërsa ata që do të pësojnë më shumë janë pacientët, sepse shkurtimi i buxhetit është bërë në kategorinë e barnave. Është shkurtuar buxheti për citostatikë, ndërsa zyrtarët e ShSKUK-së kanë deklaruar se me këtë buxhet do të kenë barna vetëm për tetë muaj.
/Koha Ditore/