Delegacion i MSh-së viziton mjekët familjarë në Londër
Prishtinë, 13 mars - Një delegacion i Ministrisë së Shëndetësisë i kryesuar nga Sekretari i përgjithshëm Dr. Gani Shabani, po qëndron në vizitë zyrtare në Londër.
Delegacioni u takua me përfaqësuesit e Kolegjit Mbretëror të mjekëve të përgjithshëm të Britanisë së Madhe.
Gjatë kësaj vizite, po punohet intensivisht në harmonizimin e mbështetjes ndërkombëtare nga Kolegji Mbretëror i mjekëve të përgjithshëm për akreditimin ndërkombëtar të mjekëve familjarë.
Në këtë delegacion që po qëndron në Londër janë edhe shefja e Divizionit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore të MSh-së, mjekë familjarë, udhëheqësja e Projektit \"Programi përkrahës për shëndetësinë në Kosovë\" i Lux-Development dhe zyrtarë të tjerë të këtij projekti.
Delegacioni u prit nga drejtori i zhvillimit ndërkombëtar i Kolegjit Mbretëror si dhe këshilltari ndërkombëtar për zhvillim.
Kjo vizitë pune do të vazhdojë deri në fund të javës me takime lidhur me akreditimin ndërkombëtarë të mjekëve familjarë kosovarë.