Delawie shpreh përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur MSH-në
Prishtinë, 13 tetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, priti sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i shoqëruar nga shefi i USAID-it në Kosovë, James Hope.
Në këtë takim, Ministri Ismaili i ka falënderuar SHBA-të për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe në sektorin shëndetësor përmes projekteve konkrete që kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit.
Ambasadori Delawie ka shprehur përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në arritjen e objektivave për sigurimin e një kujdesi cilësor shëndetësor për qytetarët e vendit.