24 Dhjetor 2024

Dakordohen për intensifikimin e bashkëpunimit në shëndetësi

Prishtinë, 19 korrik - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës  Ferid Agani me bashkëpunëtorë priti sot një delegacion të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Turqisë,  në përbërje të cilit ishin zyrtarët e lartë: Kamuran Ozden, Mustafa Pac dhe Selami Kilic.

Ky delegacion nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë është në Kosovë prej dy ditësh dhe vjen menjëherë pas vizitës që ditë më parë Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës i bëri edhe Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Mehmet Muezzinoglu, gjatë të cilës vizitë, ai dhe Ministri Agani u dakorduan për intensifikimin e bashkëpunimit në shëndetësi.

Ministri Agani bisedoi me delegacionin e MSh-së nga Turqia për fushat konkrete të bashkëpunimit dhe i ka njohur ata me aspektet e reformës shëndetësore në vend.

Në mënyrë konkrete është biseduar për projektin e përkrahjen nga ana e Turqisë e ngritjes së Njësisë së re të Mjekimit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për çka delegacioni nga Turqia ka biseduar edhe me drejtuesit e kësaj qendre.

Po ashtu, gjatë takimit, janë diskutuar edhe aspekte të tjera të bashkëpunimit në shëndetësi midis dy vendeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)