Curr Gjocaj jep dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së
Prishtinë, 11 tetor - Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), njofton se sot ka pranuar një njoftimi nga dr. Curr Gjocaj, për dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së.
Bordi Drejtues i SHSKUK-së, e falënderon dr. Gjocaj, për punën, angazhimin, bashkëpunimin dhe kontributin e deritanishëm.
Poashtu, njofton se bazuar në kompetencat ligjore në fuqi, së shpejti do të vazhdohet me procedurat e mëtejme për emërimin e UD. Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK, deri në shpalljen e konkursit publik për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm, si parashihet me Statutin e SHSKUK.