Cliff jep 3 mijë euro për blerjen e mamografit mobil
Prishtinë, 24 qershor - Grupi i Grave Deputete, kryesuar nga kryetarja Teuta Sahatqija, kishte sot një takim me ambasadorin britanik në Kosovë, Ian Cameron Cliff.
Në takim u bë fjalë për aktivitetet që po zhvillohen rreth sigurimit të mjeteve për blerjen e mamografit mobil, pajisje kjo që mundëson zbulimin e hershëm ta kancerit të gjirit.
Me këtë rast ambasadori Cliff, njoftoi GGD-në se Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar për blerjen e mamografit jep 3 mijë euro.