29 Dhjetor 2024

Certifikim ndërkombëtar i programit specialistik në Mjekësinë Familjare

Prishtinë, 15 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në ceremoninë qendrore me rastin e certifikimit ndërkombëtar të shkollimit specialistik në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

\"Ne na gëzon fakti që certifikimi ndërkombëtar i programit specialistik në Mjekësinë Familjare është i pari i tillë në Republikën e Kosovës, është edhe një shembull i mirë në rajon dhe flet për përkushtimin tonë të përplotësimit të standardeve të dëshiruara ndërkombëtare në fushën e shëndetësisë dhe poashtu edhe për angazhimin tonë të përgjithshëm qoftë të Qeverisë, qoftë të institucioneve të shëndetësisë për një shëndetësi e cila ofron cilësi për qytetarët tanë\", ka theksaur ai.

Sipas tij Me programin tonë kemi paraparë se cilësia e shëndetësisë duhet të jetë elementare në orientimet tona gjatë kësaj periudhe kohore.

\"Këtë nuk mund ta arrijmë në këtë periudhë të vetëm, e arrijmë edhe përmes përkrahjes së institucioneve ndërkombëtare, të shteteve mike, të qeverive mike të cilat edhe deri më tani e kanë përkrahur zhvillimin e shëndetësisë dhe jo vetëm të shëndetësisë por edhe arsimin, edhe zhvillimin ekonomik\", ka theksaur ai.

Sipas tij kjo mbetet një prej prioriteteve tona të rëndësishme, një prioritet i cili është i përkrahur nga qytetarët, nga të gjitha komunitetet dhe një prioritet të cilin ne mund ta arrijmë vetëm me përkrahjen e përbashkët dhe me punën e përbashkët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)