29 Prill 2024

Çdo i treti i trashë në botë

Londër, 5 janar - Në të gjithë botën njerëzit janë duke u trashur sidomos në vendet në zhvillim vërehet një trend i këtillë . Numri i njerëzve të trashë në këto vende pothuajse është katërfishuar . Shumica e njerëzve mbipeshë janë në Britaninë e Madhe dhe në Amerikën e Veriut.



Sipas një studimi të kohëve të fundit nga ODI, çdo i treti i rritur është tepër i trashë . 1.46 miliardë të rritur ose më shumë se një e treta janë të trashë ose mbipeshë në të gjithë botën .

Shkencëtarët janë të shqetësuar për shkak të rritjes së numrit të tyre në vendet e zhvilluara. Ndërmjet 1980 dhe 2008, numri i njerëzve të trashë dhe mbipeshë në këto vende është katërfishuar .

Trashësia është përcaktuar nga indeksi i masës trupore . Një person konsiderohet me mbipeshë me një gjatësi  prej 1.80 metra me një peshë prej 81 kilogramësh . Me këtë përmasa  jetojnë në vendet e industrializuara rreth  557 milionë njerëz .

Në periudhën në fjalë , numri i njerëzve me  mbipeshë është rritur në vendet në zhvillim  nga 250 milionë në 904 milionë  njerëz .

Por edhe në vendet e industrializuara , numri i njerëzve të trashë nga  321 milionë u rrit nga  në 557 milionë njerëz. Sipas studimit , kjo do të ketë pasoja me ndikim të gjerë . Do të ketë më shumë raste të sëmundjeve të tilla si kanceri , diabeti, sulmet në zemër dhe tru .

Veçanërisht gjendja është e rëndë në Kinë dhe Meksikë . Këtu , numri i njerëzve të trashë është dyfishuar që nga viti 1980 . Njerëzit gjithmonë hanë  këtu drithëra dhe disa perime por më shumë  mish  me yndyrë dhe sheqer . Përveç kësaj  njerëzit hanë më shumë dhe ushtrojnë më  pak.

Por qytetarët dhe politikanët treguan pak interes për të ndryshuar këto rrethana dhe për të promovuar një dietë të shëndetshme në vendet në zhvillim. Përveç kësaj , fushatat informative nga qeveritë nuk janë të mjaftueshme .

Rritja më e madhe e njerëzve  me mbipeshë kanë qenë në Azinë Juglindore nga shtatë deri 22 për qind e popullsisë . Në vendet e Afrikës së Veriut , Lindjen e Mesme dhe Amerika Latine , shkalla e mbipeshës tani ka arritur nivelin si  në Evropë , e cila është aktualisht 58 për qind .


Studimi konstaton se 58 për qind e të rriturve në Evropë janë aktualisht mbipeshë apo të trashë . Në Britaninë e Madhe figurojnë  64 për qind si njerëz të trashë ndërsa në Amerikën e Veriut 70 për qind
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)