Care For Kosova Kids vazhdon përkrahjen për Klinikën e Pediatrisë
Drejtori Gjocaj e ritheksoi rëndësinë qëpër SHSKUK ka ndihma nga donatorët, e në këtë rast, ndihma nga CFKK për fëmijët e sëmurë me kancer si dhe u diskutua për projekte të tjera në të ardhmen.
Fondacioni nga viti 2013 është duke e furnizuar me citostatikë dhe medikamente të tjera të nevojshme repartin e hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK dhe ka ndihmuar me trajnimin e stafit të hemato-onkologjisë.
Në takim u prezantua libri për fëmijë e sëmurë me kancer KEMO-KRENARI, Libër ky i cili është përkthyer nga gjuha holandeze në atë shqipe dhe i cili do ti shpërndahet fëmijëve të sëmurë me kancer në repartin e hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë, ku përmes ilustrimeve shpjegohet sëmundja.
Libri është donacion përmes CFKK nga Fondacioni i prindërve fëmijëve me kancer në Holandë.
Në takim ishin prezent dhe, Znj. Nina Nomden, anëtare e bordit CFKK, Dr. Sevim Cinci koordinatore lokale CFKK, Znj. Edona Toplica, koordinatore lokale CFKK, Dr. Rinë Limani koordinatore për donacione SHSKUK dhe zyrtarë tjerë nga SHSKUK.