Bullgari, 1 i vdekur nga gripi i derrit
Sofje, 29 dhjetor - Në Bullgari është regjistruar viktima e parë nga virusi i ashtuquajtur gripi i derrit apo H1N1, ndërsa dy pacientë të tjerë janë në gjendje të rëndë.
Mira Kozhuharova, drejtore e Institutit të Epidemiologjisë deklaroi se pritet përhapja e këtij virusi, që mund të jetë me pasoja. Ajo ka apeluar që qendrat spitalore të jenë të gatshme për tu ballafaquar me këtë virus vdekjeprurës.
Ndërkohë, edhe në Kroaci dje u regjistrua viktima e parë nga virusi H1N1, ndërsa 50 persona rezultuan të prekur nga ky grip, kryesisht në Zagreb.