Bukoshi ofron bashkëpunimin e MSh-së me EULEX-in
Prishtinë, 13 korrik - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Bujar Bukoshi, është informuar sot në mëngjes nga një zyrtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës se një nga këshilltarët e tij, dr. Ilir Tolaj, është arrestuar sot në Prishtinën nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës , në kontekst të një hetimi penal për shmangie tatimi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Ministri Bukoshi, në garantim të transparencës së plotë, ka ofruar bashkëpunimin e Ministrisë së Shëndetësisë me EULEX-in dhe Zyrën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për adresimin e çështjeve që lidhen me garantimin e ligjshmërisë për çdo rast, pa e prejudikuar epilogun e hetimeve për rastin në fjalë.