09 Janar 2025

Brazili përfshihet nga epidemia e etheve të verdha

Rio de Zhanerio, 26 janar - Ministria e Shëndetësisë e Brazilit ka porositur 11.5 milionë doza të vaksinës për ethet e verdha.

Sëmundja ka shënuar shpërthimin më të madh në këtë vend qysh në vitin 2000.

Shtatëdhjetë raste - përfshirë 40 vdekje - janë konfirmuar. Shumica e tyre janë në zonat rurale të shtetit Minas Gerais.

Mbi 300 raste janë duke u hetuar. Ethet e verdha mund të jenë potencialisht fatale dhe transmetohen nga mushkonjat.

Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje dhe të vjella. Sëmundja mund të shkaktojë dështimin e veshkave dhe të mëlçisë, si dhe gjakderdhje.

Guvernatori i Minas Gerais ka shpallur 180 ditë të gjendjes së jashtëzakonshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)